Ngjyra, dizenjo, forma asimetrike dhe materiale nga me te ndryshmet. Shqiptaret i duan te gjitha ne shtepine e tyre.

Eshte mjaft i perhapur tashme pasioni per te pasur nje sallon apo dhome gjumi jo vetem te rinovuar, por te bukur ne kuptimin e plote te fjales. Nje bukuri e cila duhet patjeter te kete artistiken brenda. Te bukuren e duan te gjithe, dhe jo te gjithe jane te afte ta krijojne ate.

Keshtu ndodh edhe kur vjen puna per arredimin e nje shtepie, qe ndonjehere duket nje nga gjerat me te thjeshta. Por kete siklet, ua heqin specialistet. “Arreduesi rikoncepton mjediset deri tek vendosja e perdeve, ndricimi. Behet nje nderthurje e shijeve te klientit me idete e arreduesit”, shprehet Mikaeli.

Deshira per nje kombinim perfekt te orendive me dekoret dhe ngjyrat, ka filluar te cele dyert ne shume familje shqiptare per te mirepritur kete gjenerate te re artistesh, te cilet sjellin ide dhe kombinime perfekte per nje ambjent ku detajet flasin. Skenografi Mikael Drita na thote se ne arredim nuk ka nje mode fikse, packa se prurjet e reja asnjehere nuk mungojne.

“Per pjesen e arredimit nuk ekziston nje mode  fikse. Cdo vit dalin kolltuqe te reja etj, por mund te besh arredim edhe mbi mobilimin aktual, mjafton rivendosja dhe modelimi i tyre. Materialet jane shume te rendesishme”, pohon Mikaeli.

Pavaresisht deshires per t’u perfaqesuar me te bukuren edhe ne banese, si nje tendence e re shqiptaret kane ende per te mesuar rreth arredimit. Jo te gjithe kane luksin per te zgjedhur orendite ne sallonet qe sjellin fjalen me te fundit ke kesaj mode. Shume prej shqiptareve, me kopje modelesh te gatshme apo prerjet e katalogjeve, u drejtohen punishteve qe pergatisin mobilje sipas porosise, dhe jo pak here nen keshillen e arreduesve. Artur Bregu ka 30 vite qe hedh ne dru preferencat e shqiptareve.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA