OKB: Krime kunder njerezimit ne Guine

22/12/2009 04:25

Organizata e Kombeve te Bashkuara ka publikuar nje raport per Guinean e Re ku i quan vrasjet e muajit shtator si krim ndaj njerezimit.

Ne nje deklarate te leshuar mbremje e se henes nga Nju Jorku diplomatet e Kombeve e Bashkuara u shprehen ne nje mendim se vrasjet ne mase dhe perdhunimet e protestuesve gjate muajit shtator ne Guinea ishin krime ndaj njerezimit dhe pergjegjesi per kete masaker, sipas OKB-se eshte lideri i juntes ushtarake, Moussa Camara.

Ne 28 shtator mijera njerez u grumbulluan ne stadiumin e kryeqytetit te Guineas dhe ne rruget e tij per te kerkuar perfundimin e regjimit ushtarak sa me pare.

Sipas te mbijetuareve trupat ushtarake u futen fillimisht ne stadiumin e qytetit duke hapur zjarr pa paralajmerim kundrejt civileve te paarmatosur. Me pas perleshjet vazhduan ne te gjithe qytetin ku u vrane mbi 156 protestues dhe qindra te tjere figurojne ende te zhdukur.

Top Channel