Izraeli transplante organesh ilegale

22/12/2009 03:25

Ish udheheqesi i nje prej laboratoreve mjekesore ne Izrael, dr. Yehuda Hiss deklaroi per televizionin shteteror hebre se ne vitet ’90 transplantimi i organeve kryhej pa i marre leje me pare familjeve te viktimave.

“Filluam te merrin organet prej viktimave per llogari te shume spitaleve ne Izrael, madje edhe jashte vendit. Te gjitha procedurat ishin te paligjshme, pasi asnjehere nuk eshte kerkuar autorizimi prej familjeve te viktimave”, eshte shprehur doktor Hiss.

Nderkohe ne lidhje me deklaraten e Hiss, zyrtare te larte e qeverise izraelite e pranojne se metoda mjekesore te kesaj natyre jane zhvilluar ne te shkuaren ne vend. Por nga ana tjeter theksuan se qe prej nje viti tashme, rregullat dhe kontrollet jane strikte per transplantet dhe ne rast se nuk zbatohen pergjegjesit rrezikojne denime te renda.

Top Channel