Bulqize, vetevrasje nga mjerimi

22/12/2009 17:30

 Pak dite me pare raportuam per rastin tragjik te vetevrasjes se nje personi ne Bulqize, i cili u dogj per shkak te varferise dhe pamundesise per te mbajtur familjen me buke.

Top Channel ka hyre ne shtepine viktimes, duke konstatuar kushtet vertete tragjike ne te cilen jetonte ai, gruaja dhe dy femijet e vegjel, qe tashme pa baba, rrezikojne te mbeten pa cati dhe u duhet te paguajne edhe borxhet e shumta.

Ajaz Duriçi nderroi jete ne spitalin ushtarak te Tiranes pasi u vetedogj ne deren e shtepise me benzine. Ishte vetem 33 vjec dhe deshperimi per mjerimin e thelle qe kishte pushtuar familjen e tij e coi drejt fundit tragjik.

Ne shtepine e te ndjerit kane mbetur te afermit per ceremonine e fundit ne nder te tij.

Bashkeshortja e Ajazit tregon se ne cdo dyqan te qytetit ishin borxh, ndersa ditet e fundit banesa e varfer ishte bere e pabanueshme. Prej dy vjetesh Ajazi punonte roje ne Ndermarrjen e Mirembajtjes, por nuk i ishte dhene paga.

Djali i Ajazit e ka pare skenen se si babai dogji veten me benzine.

Te afermit thone se varferia, borxhet dhe kushtet e jetes se familjes e detyruan 33-vjecarin te vetevritej. Ata thone se edhe ceremonine e varrimit, familja e tij po e ben me para te marra borxh.

Top Channel