Autonomia, revolta e vendoreve

22/12/2009 17:20

100 kryebashkiake dhe kryetare komunash kane themeluar Shoqaten per Autonomine Vendore ne pergjigje te asaj qe kreu i bashkise me te madhe ne vend Edi Rama e quajti cenim te te drejtave kushtetuese dhe cenimin e autonomise vendore nga kryeministri Sali Berisha.

Sipas Rames kryeministri edhe dje ne mbledhjen e qeverise nuk ka bere gje tjeter pervec se ka mashtruar serish bizneset e vogla.

“Mbetja ne fuqi e regjimit te TVSH-se per te gjitha bizneset e vogla mbi 5 milione leke xhiro, mbetet nje problem akut per ekonomine vendore, per te gjithe ato biznese qe kane dy rruge ose te falimentojne ose t’ua faturojne menjehere qytetareve kete rritje te papranueshme ne nje kohe krize, si koha qe po kalojme”, u shpreh Rama.

Anetaret e Shoqates per Autonomine Vendore pas firmosjes se Aktit te Themelimit, zgjodhen si Kryetar te saj, Artan Shkembin, Kryetar aktual te Bashkise se Pogradecit.

Top Channel