“Spiderman ne Tirane”

22/12/2009 18:40

Ne metropolin tone te vetem dhe modest po fillojne pak e na pak te ngrene krye qiellgervishtesit e pare. Edhe pse te moderuar si lartesi, 17 dhe 20 kateshet e para nuk mund te mos bien ne sy ne nje qytet ku 15-kateshi dukej deri pak vite me pare si “Empire State Building”.

Per shtepiaket shqiptare, larja e xhamave eshte thjesht nje rutine dhe askush prej tyre nuk mund ta kete konsideruar ndonjehere te rrezikshem kete proces, por imagjinoni sikur jeni 70 metra lart, nga jashte nderteses te varur ne nje litar.

Profesioni qe u shfaq vitet e fundit bashke me ndertesat e larta, mund te konsiderohet edhe adrenaline ne formen e vet me te paster. Do te ndjekim nje dite nga puna e Artan Melajt, mirembajtesit te nje prej pallateve me te larta ne qender te Tiranes dhe si pjese e kronikes sone eshte nje ngjitje me nje ashensor aspak te zakonshem. Kjo nuk eshte detyra e vetme e Artanit por me siguri eshte me e veshtira dhe si shume histori shqiptaresh ajo fillon ne fasadat e qelqta te Greqise.

“Heren e pare punova ne Greqi. Me uljen dhe ngritjen e koshit merreshin punonjes te specializuar dhe duhej rreth nje vit per te marre drejtimin e koshit”, shprehet Artani. Dita e tij konsiston ne pastrimin e xhamave te fasades qe eshte nje perzierje shume e rrezikshme e nje pune prej amvise me nje pune alpinistesh. Por pervec shlyerjes se faturave, zanati duhet te kete dhe sodisfaksione te tjera. “Me pelqen shume sepse ne fund fare del nje pune e master dhe e bukur”, shton ai.

Si e perjetojne familjaret e Artanit kete zanat te cuditshem dhe shume te rrezikshem ne cdo moment? “Gruaja, motra dhe mamaja e kishin te veshtire por tani jane mesuar. Me shikojne nga larg por shume here nuk me flasin”, pohon Artani. Nje pune e rrezikshme ka nevoje qe te jesh i kujdesshem ndaj cdo detaji. “Eshte stresi i lartesise, tensioni qe ka cdo njeri dhe masat e sigurise duhet te jene shume te rrepta. Eshte nje lartesi prej 60-70 metrash. Problem eshte kur ikin dritat sepse poshte zbret vetem nepermjet uljes mekanike”, thekson xhamapastruesi.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA