30 vjet ne arrati, kapet i denuari

22/12/2009 03:45

Drejtesia vonon por nuk harron. Kjo mbase vlen per rastin e nje 61 vjecari ne Amerike i cili kishte mundur t’i fshihej autoriteteve per 30 vjet me radhe.

Oscar Eugene Richardson u arrestua diten e shtune ne Misuri te SHBA-se. Ai u denua ne vitin 1977 me 10 vjet burg per grabitje me arme por kreu dicka me pak se 2 vjet.

Richardson u arratis ne vitin 1979 nga nje burg i Floridas se bashku me shume te burgosur te tjere. Pas nisjes se aksionit te policise qe u pagezua me emrin “12 dite te arratisur”, me 7 dhjetor 1979, per gjetjen dhe rikthimin ne qeli te burgosurit, brenda dates 19 dhjetor te gjithe te arratisurit e tjere rane serish ne pranga dhe u shoqeruan neper dhoma izolimi, ndersa Richardson ishte i vetmi qe arriti t’u maskohej kerkimeve te policise jo per pak, por per 30 vjet.

“Dosja Richardson eshte dosja me e vjeter e te gjithe te arratisurve prej burgjeve”, thuhet ne nje deklarate te Departamentit te Drejtesise ne Florida.

Sipas autoriteteve Richardson fshihej nen identitetin Eugene Ward dhe kishte numer social te rreme. I rene nen pranga tashme ai vec denimit prej 10 vjetesh per grabitjen e 1977, rrezikon edhe 10 vjet te tjera per arratisjen nga burgu dhe falsifikim dokumentash.

FOTO GALERI
1/1
Richardson gjate arrestimit ne vitin 1977

Top Channel