Regjistrohet viktima e 6 e A/H1N1

20/12/2009 11:35

Regjistrohet viktima e gjashte e virusit te gripit te derrit ne vendin tone. (UPDATE)

Behet fjale per nje grua 51 vjecare nga rrethi i Kukesi, identiteti i se ciles nuk behet e ditur. Ajo eshte shtruar ne gjendje te rende ne spitalin infektiv ku edhe ka nderruar jete.

51 vjecarja prej nje muaji ndodhej e shtruar ne spitalin e Kukesit ku pas perkeqesimit te gjendjes eshte sjelle ne Tirane 2 dite me pare. Burimet spitalore njoftojne se gruaje vuante nga tuberkulozi dhe kishte kardiopati kronike.

Keshtu pas 18 vjecares shtatezane e cila nderroi jete pak dite me pare gruaja kuksiane behet rasti i gjashte i pasojave fatale te A/H1N1.

Top Channel