Mbytja e vajzes ne Shushice, vazhdojne kerkimet

20/12/2009 15:05

Polumbaret vazhdojne kerkimet per gjetjen e trupit te nje vajze 13 vjece, e cila u rrembye dje nga ujerat e Lumit Shushice ne Vlore.

Kerkimet nuk kane dhene asnje rezultat nderkohe qe lumi vazhdon te jete i fryre nga ujerat si pasoje e reshjeve qe vazhduan gjate gjithe nates.

Lumi Shushice ndan Fshatrat Gjorm dhe Velcen, por nuk ka asnje ure dhe banoret e zones detyrohen te kalojne lumin ne kembe ose me kafshe shtepiake.  

Banoret e fshatit Velce kane kerkuar nga autoritet lokale qe te ndertojne nje ure per shkak te humbjes se bashkefshatareve te tyre por nuk kane marre ende ndonje pergjigje.

Vajza u rrembye nga uji ndersa kalonte me kale lumin bashke me vellane e saj. Ndersa vellai arriti te dale ne breg me not, 13 vjecarja Enkelejda Memushi u perfshi nga ujerat e rrembyeshem.

Ajo eshte viktima e katert ne tre vjetet e fundit pikerisht ne te njejtin vend, ku banoret e kesaj zone e perdorin per te kaluar lumin.   

Top Channel