Spanja “harron” Shqiperine

19/12/2009 15:00

Ministri i Jashtem Miguel Angel Moratinos prezantoi ne Bruksel prioritetet e presidences spanjolle qe do te drejtoje Bashkimin Europian nga 1 janari deri ne 31 qershor 2010.

Vendi qe nuk ka njohur ende pavaresine e Kosoves dhe qe mbeshteti inisiativen e Greqise per te shtyre daten per celjen e negociatave te antaresimit me Maqedonine, rendit ne vend te katert te prioriteteve, zgjerimin.

Ministri Moratinos perfshiu Kroacine ne nje bllok me Islanden e Turqine e me pas foli per Ballkanin duke nisur me Maqedonine, Malin e Zi, Serbine, harroi Shqiperine, por u kujtua per Bosnjen.

“Ne kuadrin e fqinjeve qe deshirojne te integrohen ne BE kemi Ballkanin, ku disa vende jane me afer procesit te anetaresimit. Keshtu, sapo te zgjidhet ceshtja e emrit te Maqedonise, ne shpresojme qe do te mund t’i pershpejtojme hapat e antaresimit me kete vend, po keshtu me Malin e Zi, apo te pranojme kandidaturat e vendeve te tjera te rajonit ne menyre qe te jepet nje perspektive e qarte europiane e te sigurojme stabilitetin perfundimisht ne kete zone. Ne e njohim pozicionin e Bosnjes dhe do t’i japim karakter prioritar”, u shpreh ministri spanjoll per Punet e Jashtme dhe Bashkepunimin, Moratinos.

I sapo nderuar me titullin ‘Qytetar i Beogradit’, javen e kaluar, ministri Moratinos, sqaroi gjate konferences per shtyp se presidenca spanjolle do te mirepriste aplikimin e Serbise per statusin kandidat.

Ndersa per Kosoven, tregoi se mosnjohja e statusit nga Spanja, nuk do te pengonte  mbarevajtjen e misionit te BE-se.

Top Channel