Situata politike, PBDNJ ne kongres te jashtezakonshem

19/12/2009 11:10

Kreu i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, ne nje kongres te jashtezakonshem per situaten politike i konsideron zgjedhjet e 28 qershorit si jo te lira, jo te ndershme dhe teper te kontestueshme.

Ne fjalen e tij Dule theksoi se PBDNJ nuk mund te ishte kurre nje satelit ne koalicion me PD, ndaj bashkepunimi me kete force politike nuk ishte i suksesshem.

“E papranueshme per filozofine tone, per misionin tone qe te behemi parti satelite, ndaj nga te gjitha drejtimet erdhi nje ‘jo’ e madhe per bashkepunim te metejshem. Po ashtu ne nuk mund te bejme koalicione me ato forca te cilat nuk duan integrim nese nuk plotesohen kerkesat e tyre”, theksoi Dule.

Dule me tej shtoi se rruga drejt Bashkimit Europian esht enje rruge e veshtire qe kerkon gjitheperfshirje, nderkohe situatat e veshtira kerkojne lidere te guximshem te dalin mbi interesat e tyre.

Top Channel