Rama: Jo ne parlament, pa transparencen e zgjedhjeve

19/12/2009 18:00

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kerkoi prej Shkodres hapjen e kutive, ndersa theksoi se opozita nuk eshte kunder dialogut, por jo para se te behet transparenca e zgjedhjeve.

“Ne nuk veme kushte, po themi qe dialogu duhet te jete i barabarte, i drejte dhe jo nje mjet i pushtetit sa per te kaluar radhen. Nese duan dialog, duhet te krijojne kushte per dialog dhe jo vetem per ta kthyer opoziten ne parlament. Nuk ka opozite ne parlament pa transparencen e 28 qershorit”, tha Rama.

Duke e etiketuar Berishen ‘pinok’, Rama akuzoi kryeministrin se ka zhytur vendin ne krize, ndersa po qeveris vetem per interes te familjes se tij dhe klienteles se tij.

“Opozita ne Shqiperi proteston, ndersa vendet e Ballkanit festojne liberalizimin e vizave dhe per kete fajtor eshte Berisha”, u shpreh Rama.

Kreu socialist e akuzoi serish kryeministrin se ka grabitur zgjedhjet dhe se po perbalt opoziten, nderkohe qe u shpreh i bindur se nuk do te kete terheqje, po qendrese e forte ne kete beteje.

Top Channel