Klima, Berisha: Samiti, nje fillim i mire

19/12/2009 19:45

Kryeministri Sali Berisha e ka cilesuar si “nje fillim te madh” marreveshjen e arritur ne samitin e klimes ne Kopenhagen.

Ne nje konference per shtyp pas kthimit te tij nga ky eveniment, Berisha ka theksuar se “qeveria shqiptare do ta mbeshtese perpjekjen globale kunder ngrohjes globale.

“Samiti do regjistrohet si nje nga samitet me madhore te historise se botes. Nje marreveshje qe shenon nje fillim te madh. Marreveshja nuk ishte traktati qe pritej, por thelbi i saj qendron ne angazhimin solemn te ketyre vendeve per te penguar deri ne 2 grade celsius te temperatures dhe ngrohjes globale shenon nje zotim te madh dhe nje kthese te madhe”, eshte shprehur Berisha.

“Qeveria shqiptare do ta mbeshtese perpjekjen globale per frenimin e grohjes dhe luftimin e pasojave te ndryshimit te klimes”, shtoi ai.

Top Channel