Keshillit Kombetar, Berisha 99% te votave

19/12/2009 20:55

Partia Demokratike ka publikuar rezultatin zyrtar te zgjedhjeve per anetar te Keshillit Kombetar qe u zhvilluan ne kongresin e 5 diteve me pare.

Bie ne sy zjedhja me 99 perqind e votave te kryetarit dhe kryeministrit Sali Berisha i cili ndiqet nga tre drejtuesit me te larte te partise, nenkryetareve Jozefina Topalli e Astrit Patozi dhe sekretarit te pergjithshem Ridvan Bode.

Nje nga rezultatet me interesante te votimit mbetet renditja vetem ne vend te 9 e ministrit te Brendshem Lulezim Basha.

Ai ka marre 5 vota me pak se sekretari organizativ Flamur Noka, ose 26 vota me pak se paraardhesi Nishani, ose 53 vota me pak se ministri i pare i Brendshem i qeverise “Berisha”, Sokol Olldashi duke patur nje diference me gati 200 vota me vendin e dyte ose te trete.

Ne listen e 100 te zgjedhurve nuk eshte me emri i Aleksander Biberajt i cili eshte pasuar nga jo pak emra te rinj ne keshill kombetar.

Pavaresisht marredhenieve te akullta me liderin Berisha, ne keshill jane zgjedhur Besnik Mustafaj, Gjergj Bojaxhi dhe Bujar Leskaj.

Ne listen e gjate eshte rikthyer edhe Arben Imami ministri i Mbrojtjes i qeverise “Berisha”.

Nderkohe Mesila Doda, Sait Dollapi, zedhenesja e kryeministrit Juela Mecani, ajo e Partise Demokratike Erla Mehilli, Oert Bylykbashi e Ciljeta Xhilaga jane emrat e rinj ne keshillin kombetar, duke i shtuar ketu edhe Spiro Kseren ish-nenkryetarin e organizates “Omonia”.

Top Channel