Dule: Jo me camet ne koalicion

19/12/2009 15:55

Kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ka renditur mes disa arsye per te cilat forca qe ai drejton nuk u reshtua ne koalicionin me te djathtet edhe faktin se aty u bene pjese edhe parti qe sipas tij synojne te prishin marredheniet me shtetin fqinj Greqine. (UPDATE)

Pavaresisht se zoti Dule nuk permendi emra akuzat duket se i adresohen partive came PDI dhe PDU, forca keto qe vecanerisht kohet e fundit jane treguar mjaft aktive ne ngritjen e ceshtjes came dhe zgjidhjen e saj.

“Ne nuk mund te bashkepunojme ne kuadrin e nje koalicioni ku bejne pjese forca politike qe kerkojne te mos ece perpara procesi i integrimit ne mos u plotesofshin kerkesat e tyre te mbeshtetura ne objektiva fantazme”, tha Dule.

Zoti Dule gjate fjales se tij theksoi se zgjedhjet e qershorit u shfrytezuan nga pushteti per te dhunuar minoritetin.

Nderkohe kryetari i Parties Socialiste Edi Rama i ftuar ne kete kongres te jashtezakonshem te PBDNj-se vuri ne dukje edhe njehere krizen ne te cilen e ka futur vendin qeveria Berisha.

Top Channel