Meta, serish thirrje per dialog

18/12/2009 19:25

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta perseriti brenda 24 oreve thirrjen e tij per dialog me opoziten, kesaj here, nga selia e partise se tij LSI.

Ky dialog, sipas Metes, duhet bere per hir te procesit te integrimit. “Edhe nje here tjeter gjej rastin qe te ftoj lidershipin e Partise Socialiste dhe forcat e tjera politike opozitare qe te perfshihen ne kete proces ne menyre konstruktive”, deklaroi numri 2 i qeverise.

Por opozita po vazhdon mitingjet dhe daljet publike te deputeteve te saj, per te denoncuar se fundmi edhe nje krize ekonomike qe sipas opozita ka mberthyer vendin. “Eshte per te ardhur keq qe synohet te perhapet panik, ne nje kohe kur ne duhet te inkurajojme nje klime gjithnje e me pozitive ndaj biznesit dhe njekohesisht dhe nje sjellje me optimiste edhe per konsumatoret”, shtoi ai. Sipas Metes, situata ekonomike do te vijoje te jete e qendrueshme dhe Shqiperia do te kete nje rritje te metejshme te investimeve te huaja.

Per te shprehur mosaprovimin e saj, opozita kesaj here i kujtoi Metes arsyet pse u votua LSI me 28 qershor. “Votat iu dhane per te larguar Sali Gerdecin dhe jo per te bere Gerdecin e kutive, apo te energjise dhe sherbimit shendetesor me ministrat e tij”, tha deputetja socaliste, Ermonela Felaj.

Top Channel