Britania: Pozita e opozita te gjejne dialogun

18/12/2009 10:00

Britania e Madhe i ka terhequr vemendjen Tiranes zyrtare qe te zhbllokoje situaten e tensionuar politike qe ka perfshire vendin.

Zevendesambasadorja britanike ne vendin tone, Elisabeth Evans ka deklaruar se palet politike duhet te gjejne rrugen e dialogut dhe ka paralajmeruar se vijimi i krizes mund te kete pasoja per Shqiperine.

“Duhet dialog per te zgjidhur krizen politike. Kjo situate mund te nxjerre nga binaret demokracine”, ka pohuar Evans.

Me tej diplomatja britanike ka rikonfirmuar mbeshtetjen e Britanise ndaj integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian.

Top Channel