Eurostat: 1 milion shqiptare jetojne ne BE

17/12/2009 08:55

Instituti Europian i Statistikave, Eurostat, beri te ditur dje se rreth 1 milion shqiptare jetojne ne nje nga 27 vendet anetare te Bashkimit Europian.

Ne nje raport mbi te huajt qe jetojne ne BE, Eurostat verejti se shqiptaret perbejne 5 per qind te numrit te pergjithshem te te huajve.

Shqiptaret perbejne 64 per qind te qytetareve te huaj qe jetojne ne Greqi, rreth 640 mije vete, nderkohe qe pjesa tjeter jetojne ne Itali e ne Europen Veriore.

Keto te dhena jane te vlefshme per vitin 2008 dhe bazohen ne vleresime te instituteve te statistikave te vendeve anetare.

Shifra prej 1 milion vetesh rezulton me e larte nga sa vleresohej me pare numri i shqiptareve emigrante.

Kjo shifer indikon se ndoshta numri i popullates shqiptare qe jeton ende ne atdhe eshte me i ulet nga sa vleresohet zyrtarisht.

Ne vitin 2001, kur u krye Regjistrimi i Pergjithshem i Popullates (REPOBA) dhe Banesave, rezultoi se ne vend kishte 3 milione banore ndersa nga krahasimi i regjistrimit te pranise faktike me regjistrin e popullates ku shenohen lindjet dhe vdekjet, ne ate kohe mungonin ne “apel” rreth 600-800 mije vete.

Sot, bazuar ne te dhenat e REPOBA-s dhe te dhenat e lindjeve dhe vdekjeve, Shqiperia ka 3.2 milione banore dhe popullata po rritet me mesatarisht 1 per qind ne vit.

Por kjo statistike nuk e merr parasysh numrin e shqiptareve qe mund te jene larguar nga vendi qe pas vitit 2001.

Te dhenat e hyrje-daljeve ne pikat kufitare indikojne se me shume shqiptare largohen nga vendi se sa kthehen ne atdhe.

Te dhenat e fundit te Eurostat indikojne se popullata e pranishme ne Shqiperi mund te jete 200-400 mije vete me e vogel se sa statistikat zyrtare.

Regjistrimi i ardhshem i popullates faktike pritet te kryhet ne vitin 2011. Ne rast se popullata del me e vogel, te gjitha statistikat kombetare mund te ndryshojne.

Sot, Prodhimi i Brendshem Bruto per fryme i Shqiperise eshte sa 26 per qind e mesatares se Bashkimit Europian, gje qe e rendit vendin tone ne fund te listes.

Por pas regjistrimit te popullates ne vitin 2011, shqiptaret ndoshta do te kapercejne statistikisht statusin e vendit me te varfer te kontinentit.  

Top Channel