Viktima e tsunamit ‘shfaqet’ pas pese vitesh

16/12/2009 09:30

Mengjesin e 26 dhjetorit te vitit 2004 kishte hipur ne tren dhe po udhetonte nga Colombo, qyteti me i populluar e Sri Lankes ne Matara, ne jug te ishullit aziatik.

Infermierja Padma Wawlanbokke nuk arriti kurre ne destinacion. Treni u perfshi nga valet gjigante te tsunamit dhe sipas autoriteteve te 1500 pasagjeret e trenit vdiqen dhe mes tyre u shpallen si viktima infermierja, bashkeshorti dhe dy femijet e saj.

Tre jave me pare, sic ben te ditur “The Independent”, Premawardan Wawlanbokke, ndersa blinte pjese kembimi per makine pa nje grua qe i ngjante jashtezakonisht motres se tij.

Kjo grua kerkonte lemoshe prane nje ndertese te madhe, ne nje qyteze jo larg kryeqytetit te Sri Lankes.

Premawardan i telefonoi motres tjeter dhe i kerkoi te vinte me urgjence ne vendin ku ndodhej ai.

Gruaja njohu menjehere te motren eshte pse fytyra e saj ishte transformuar. Moter e vella vendosin ta marrin ne shtepi gruan, per te cilen besojne fort se eshte e motra, por shpejt kuptojne se ajo ka probleme te medha psiqike.

Padma eshte ne gjendje konfuze dhe ende nuk ka mundur qe te thote asnje fjale. Tani ndodhet ne spitalin psikiatrik te Unawatuna-s, por kujton shume pak nga e kaluara. Kur nje korrespondent i “The Independent”, i tregoi asaj fotot e marteses, gruaja qeshi dhe iu pergjigj se burri ne foto ishte bashkeshorti i saj.

Ditet e ardhshme do te vertetohet plotesisht nepermjet analizave te ADN-se nese behet vertete fjale per infermieren Padma Wawlanbokke.

Top Channel