Vendimi per Kumbaron ne Londer

16/12/2009 16:50

Nje dite pasi Gjykata e Krimeve te renda riktheu masen e arrestit me burg per Ilir Kumbaron, prokuroria e dergon urgjent kete vendim drejt Londres pasi autoritetet britanike ishin te pritje te qendrimit nga gjyqesori shqiptar per te pandehurin.

Burime te sigurta pohuan se vendimi ne anglisht eshte derguar me leterporosi dhe tashme pritet se cdo te beje gjykata londineze per ta ekstraduar 56 vjecarin, per llogari te procesit gjyqesor qe ka mbi nje vit i hapur.

Ilir Kumbaros iu shuajt masa e arrestit ne fillim te ketij muaji nga Gjykata e Larte, pasi sipas kolegjit qe prej 2004 ajo i kishte humbur efektet e saj proceduriale. Nderkohe prokurori i ceshtjes kerkoi te marten rivendosjen e arrestit pasi sipas tij mbi Kumbaron pervec rrembimit te Remzi Hoxhes dhe Ziso Kristopillit eshte shtuar edhe akuza per rrembimin e torturimin e Avdyl Loshajt.

Sipas prokurorit egziston rreziku qe i pandehuri te arratisjes apo te prishe provat nese ai mbahet ne gjendje te lire.

Top Channel