Shtrenjtimi i energjise, qytetaret e pakenaqur

16/12/2009 15:25

Vendimi i Entit Rregullator te Energjise per rritje te cmimit te energjise do te dobesoje buxhetin e qytetareve te cilet thone vendimi ishte i paarsyeshem.

Qytetaret thone se qeveria duhet te rishikoje cmimin pavaresisht kontrates, per shkak se fuqia ekonomike e tyre nuk mund ta perballoje kete shtrenjtim.

Konsumatoret thone se e kane shume te veshtire t’i paguajne faturat e energjise e elektrike edhe me cmimet aktuale.

Rritja e cmimit te energjise, miratuar nga ERE parashikon rritje te cmimit ne masen 13% . Per familjet qe konsumojne deri ne 300 kilovat opre ne muaj do e paguajne energjine me 7.7 leke nga 7 leke qe e kane paguar deri me tani. Per konsumin mbi 300 kilovat ore ccmimi behet 13.5 leke nga 12 leke qe ishte.

Top Channel