Lushnje, ndotet uji i ujesjellesit

16/12/2009 14:30

Stacioni i ri i ujesjellesit te Lushnjes perfundoi se ndertuari prej muajit Qershor por ende nuk eshte vene ne pune.

Shkak eshte cilesia aspak e pershtatshme e ujit qe futet ne pompa dhe qe duhet te shkoje ne banesat e qytetareve.

Ndotja e ujit sipas specialisteve vjen per shkak te nje kanali te ujrave te zeza prane stacionit si dhe nje kompleksi stallash e cila ndodhet shume prane burimeve te ujit. Drejtuesit e ujesjellesit thone se kane kerkuar largimin e tyre por askush nuk eshte pergjigjur.

Mosreagimi i asnje prej institucioneve per zgjidhjen e ketij problemi rrezikon qe te coje dem te gjithe investimin e rrealizuar me donatoret per furnizimin e qytetit te Lushnjes me uje te pijshem.

Top Channel