Iran, testohet raketa qe mund te arrije Izraelin

16/12/2009 09:25

Irani provokon serish nervat e perendimit me anen e testimit te nje rakete me rreze te gjate veprimi.

Raketa Sejil-2, e cila mund te arrije deri ne territorin izraelit, eshte leshuar ne hapesire duke kryer nje test te suksesshem. Lajmin e ben te ditur televizioni shteteror. Sejil-2 eshte raketa qe pason simotren e saj Shahab-3, edhe kjo ne gjendje te kaloje kufirin iranian.

Testi i fundit vjen ne nje moment shume delikat, pasi bisedimet mes Iranit dhe perendimit per ceshtjen e programeve berthamore, jane ngrire. Nderkohe, Kongresi Amerikan ka aprovuar nje ligj per sanksione me te medha ndaj vendit islamik.

Ky dokument pengon shoqerite amerikane te eksportojne nafte nga Irani dhe ndeshkon kompanite qe investojne me shume se 20 milione dollare ne sektorin energjitik te Iranit.

Top Channel