ERE legalizion vjedhet

16/12/2009 20:20

Ne thelb, vendimi i ERE per rritjen e cmimit te energjise elektrike legalizon vjedhjet e energjise. Qytetaret korrekte do te vazhdojne te paguajne edhe faturen e atyre qe vjedhin.

Ne relacionin e vendimit per rritjen e cmimit te energjisje, Enti Rregullator thote se, qe OSSH te dale me fitim duhet qe ajo te realizoje nje xhiro prej 42 miliarde lekesh, ose 460 milione dollare per vitin e ardhshem.

ERE thote se pikerisht mbi kete nivel te ardhurash ka percaktuar edhe cmimin e energjise, duke argumentuar se me nje cmim me te vogel, OSSH do te dilte me humbje.

Por te gjitha keto llogari te Entit mbajne parasysh humbjet dhe vjedhjet e energjise. Te dhenat tregojne se nese OSSH do te faturonte vetem vjedhjet e energjise, kostoja e te cilave sot eshte mbi 100 milione dollare, ajo do te dilte me fitim edhe nese cmimi i energjise do te ishte vetem 7.5 leke per kilovat/ore, aq sa ka qene ne vitin 2007.

Fatura e qytetareve do te lehtesohej shume me teper nese edhe investimet me qindra milione euro qe ka marre rrjeti energjitik do te kishin qene efektive per te ulur edhe ato qe njihen si humbje teknike, kostoja e te cilave eshte serish rreth 100 milione dollare.

Ndaj rritja e cmimit me shume se vlere per te perballuar kostot, duket nje fature per te perballuar vjedhjet dhe keqmenaxhimin qe i eshte bere nder vite kompanise.

Dikur, per vjedhjet fajesohej qeveria, sot qe OSSH eshte privatizuar, pergjegjesia mbetet e pronarit te ri.

Prej nje viti duket se per uljen e humbjeve per shkak te keqperdormit nuk eshte arritur asnje rezultat dhe fatkeqesisht me te eshte pajtuar edhe ERE, e cila ka pranaur te rrise cmimin por dhe qeveria e cila e kishte parashikuar dhe paracaktuar.

Qyetaret duhet te pagujane vetem per energjine e konsumuar dhe jo politikat e zbatuara keq nga qeverite.

Top Channel