Papa: Klima, e rrezikshme sa terrorizmi

15/12/2009 12:30

Nuk duhet te qendrojme indiferente ndaj emergjences se klimes, qe eshte nje kercenim po aq i madh sa terrorizmi.

Keshtu ka deklaruar Papa Benedikti XVI, ne mesazhin e tij tradicionel per Diten e Paqes, qe eshte me nje janarin e ardhshem.

“Duhet nje rishikim i thelle dhe i imtesishem i modelit te zhvillimit, si dhe nje pergjegjesi e qeverive dhe organizmave nderkombetare ndaj brezave te ardhshem dhe vendeve me te varfera”, ka deklaruar Papa Ratzinger.

Ati i shenjte ka inkurajuar komunitetin nderkombetar qe te investoje gjithmone e me shume tek energjia diellore dhe ka kerkuar edhe nje vemendje me te madhe tek ceshtja planetare, qe eshte uji.

Top Channel