Izrael-Britani, polemika per arrestimin e Livni

15/12/2009 12:45

Izraeli e ka denuar dhe e ka cilesuar si nje veprim cinik leshimin e nje urdherarresti per krime lufte ndaj ish-ministres se Jashtme izraelite Tzipi Livni nga nje gjykate ne Mbreterine e Bashkuar.

Urdherarresti, i cili u leshua nga gjykata e Londres diten e shtune, u terhoq te henen pasi u zbulua se Livni nuk do te vizitonte Britanine e Madhe.

Livni ishte ne postin e ministres se Jashtme gjate ofensives kontroverse te Izraelit ne Gaza dimrin e kaluar. Eshte hera e pare qe nje gjykate britanike ka leshuar nje urdherarrest per nje ish-minister izraelit.

Aktivistet pro-palestineze jane perpjekur disa here qe zyrtaret izraelite te arrestohen nen parimin e juridiksionit universal.

Ky parim u lejon gjykatave ne vende te ndryshme te botes qe te arrestojne te dyshuarit per krime lufte edhe pse ata i kane kryer ato jashte territorit perkates.

Izraeli i denon deklaratat e bera nga grupet per te drejtat e njeriut dhe hetuesi i OKB-se Richard Goldstone, se ushtria e tij ka kryer krime lufte gjate operacionit qe synonte t’i jepte fund sulmeve me raketa palestineze ndaj qyteteve jugore izraelite.

Top Channel