Shtrenjtimi i energjise, OSSH: Pakt me qeverine

14/12/2009 16:35

Pronaret ceke te Operatorit te Shperndarjes se Energjise kane zbuluar marreveshjen qe kane me qeverine shqiptare, per rritjen e cmimeve te energjise. Josef Heisek, drejtori i bordit te OSSH-se zbulon per here te pare se ne deklaraten rregullatore qeveria shqiptare ka hedhur firmen per nje rritje dyshifrore dhe te pervitshme te  cmimit te energjise per 5 vitet e ardhshme.

“Ne po i bejme kerkesat tona, ne baze te marreveshjes qe kemi me qeverine shqiptare. Ne marreveshjen mes CEZ dhe qeverise shqiptare te dy palet kane rene dakord qe duke filluar nga viti 2010 deri ne vitin 2014 cmimi i energjise te rritet 15 perqind plus inflacionin. Kjo eshte nje garanci edhe per planin e investimeve qe ne kemi rene dakord me qeverine tuaj”, tha Heisek.

OSSH e ka bere publike kete marreveshje vetem nje dite perpara se Enti Rregullator te vendose per cmimet e reja te energjise.

“Enti Rregullator ka pergjegjesine te zbatoje kete marreveshje qe ka nenshkruar qeveria shqiptare. Une mendoj se nuk ka arsye qe te devijohet nga marreveshja”, tha Heisek.

Por edhe nese enti, tashme i ndodhur ne presion nuk do te pranoje te rrise cmimin sipas kerkesave te CEZ, Heisek thote se OSSH do te ekzekutoje te drejten mbi garancine 60 milione dollareshe te Bankes Boterore, barra e se ciles bie serish mbi qytetaret shqiptare si kredi e marre nga qeveria.

“Ne kemi gjithashtu nje garanci te Bankes Boterore, e cila eshte ne anen tone. Keshtu qe nese do te jete e nevojshme do te ushtrojme te drejten tone mbi te”, tha Heisek.

Te tre operatoret e sistemit te energjise OSSH, KESH dhe OST kane kerkuar nje rritje historike te cmimit te energjise, e cila ne total shkon ne mbi 50 per qind, kjo ne nje kohe kur situata hidrike ne vend eshte nder me te mirat e viteve te fundit, dhe kur cmimi i energjise ne tregun nderkombetar ka rene me gati dy here.

Top Channel