Shoferit i bie infarkt, vdes gruaja

14/12/2009 08:25

Ktheheshin nga dreka qe kishin kaluar te disa te aferm ne Fier, vdes cifti i bashkeshorteve vlonjate.

Ngjarja e rende rrugore ka ndodhur ne rrugen dytesore Levan-Pishporo, ne vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”. Ka qene ora 16:30 kur Medi dhe Liljana Mata, perkatesisht 58 dhe 52 vjec, kane marre rrugen per t’u kthyer ne banesen e tyre ne lagjen “24 maji” te qytetit te Vlores.

Mesohet se cifti i bashkeshorteve Mata kishte qene per nje dreke te disa te afermit e tyre ne fshatin Qarr. Ata udhetonin me automjetin e tyre privat, kamioncine e vogel, tipi “Fiat”, me targa VL0132D. Se bashku me ta ne makine udhetonte edhe e kunata, Dallendyshe Isufi, kjo e fundit banore e fshatit Qarr, ku cifti kishte drekuar te dielen. Ndersa kane udhetuar rreth 600 metra rruge nga dalja e fshatit Qarr, Medi Mata qe drejtonte automjetin papritur ka humbur kontrollin.

Pasi ka ecur rreth 30 metra jashte karranxhates se rruges, automjeti se bashku me tre personat qe ndodheshin brenda tij ka rene ne kanalin anesor. Kanali ka qene i mbushur me uje dhe me sasi te madhe barerash. Mjetet e rastesishme kane pare skenen e rende dhe kane njoftuar policine. Mjaft forca policore dhe tre zjarrfikese i jane drejtuar menjehere vendit te aksidentit, i cili ndodhej rreth 13 km larg Fierit. Burimet nga vendi i ngjarjes tregojne se rreth 30 minuta policia e ka pasur te pamundur nxjerrjen e mjetit te permbysur ne kanal, ku gjendeshin tre personat.

Eshte nevojitur nderhyrja e nje skrepi te firmes private qe po nderton autostraden, per te terhequr dhe nxjerre me litar makinen. Policia ben te ditur se ne momentin e nxjerrjes se makines se aksidentuar, drejtuesi Medi Mata ka rezultuar i vdekur, nderkohe qe bashkeshortja e tij Liljana ka qene ne grahmat e fundit te jetes.

Ajo ka vdekur ne rruge, ende pa u futur ne autoambulance. E vetmja e mbijetuar eshte e kunata, Dallendyshe Isufi, e cila eshte transportuar me te shpejte drejt spitalit rajonal te Fierit. Trupat e pajete te ciftit jane derguar ne morgun e Fierit. Burimet nga grupi i hetimit bejne te ditur se ekzistojne dyshimet dhe provat e qarta se drejtuesi i mjetit, Medi Mata, te kete pesuar nje goditje kardiake ne zemer, cka mund ta kete detyruar te humbase kontrollin e mjetit dhe per pasoje te shkaktoje aksidentin tragjik. Ne mbremjen vone te se dieles, trupat e pajete te ciftit Mata jane derguar per ne Vlore.

Top Channel