Top Channel, nepermjet anketes qe zhvillohet ne faqen e tij per te pesten here radhazi, jep mundesine per te votuar njerezit qe kane spikatur me shume gjate ketij viti.

Anketa eshte e ndare ne dy faza. E para konsiston ne zgjedhje te lire. Ajo ka nisur me 11 dhjetor dhe do te vazhdoje deri me date 20 te ketij muaji.

“Shkohet ne www.top-channel.tv dhe klikohet linku per votimin e personazhit te vitit 2009, ne faqen qe hapet me pas plotesohet nje liste me pese emra qe mendohen se jane me te spikaturit e vitit. Emrat nuk duhet te kene perseritje me njeri-tjetrin. Me pas konfirmohet votimi ne e-mailin e vendosur gjate momentit te pare te votimit”, ka sqaruar webmasteri i faqes se Top Channel, Igli Gjelishti.

Ne perfundim te kesaj faze, do te nxirret lista e 10 personazheve me te votuar, se ciles me date 20 do t’i shtohet edhe ajo e 10 emrave te propozuar nga Departamenti i Informacionit te TCH.

20 personat do te mund te votohen deri me date 30 dhjetor.

Personi me i votuar, qe do te shpallet si “Personazhi i vitit”, do te behet i ditur ne edicionin qendror te lajmeve te 31 dhjetorit.

Top Channel