Gripi, regjistrohet viktima e trete

12/12/2009 14:55

Nje burre 53 vjec nga Shkodra ka humbur jeten pasi eshte prekur nga virusi i gripit te derrit duke e cuar ne tre numrin  e  personave qe kane humbur jeten nga ky virus. 

Mjeket sqarojne se viktima ka qendruar pese dite ne spitalin e Shkodres dhe ka  vuajtur gjate gjithe jetes se tij nga crregullimet mendore.

Instituti i Shendetit Publik raportin se ne te dy rastet e meparshme pacientet kane vuajtur nga semundje te renda kronike, cka ka bere qe virusi i gripit te derrit te jete agresiv tek ta.

Viktima e dyte ishte nje grua 47-vjecare edhe kjo nga Shkodra, e cila ka qendruar per pese dite e shtruar ne sanitarium ka vuajtur nga mushkerite, hipertensioni dhe obeziteti. Disa dite me pare nje burre nga Sukthi i Durresit nderroi  jete po ne sanatorium.

Mjeket sqarojne se edhe ky pacient ka vuajtur nga semundje kronike te zemres dhe te prostates, cka ka renduar edhe me gjendjen e tij shendetesore.

Virusi AH1N1 eshte shume agresiv tek personat qe vuajne nga semundje kronike dhe qe jane ne gjendje te rende shendetesore. Ne te gjitha rastet virusi ka shkaktuar komplikacione te renda ne mushkeri.

Mjeket sqarojne se deri me tani jane konfirmuar 310 persona te prekur nga AH1N1.

Numri i te prekurve mund te jete disa here me i larte pasi jo per cdo rast mjeket kryejne analiza.

Ulja e temperaturave, por edhe qarkullimi i gripit sezonal, po ndikon ne perkqesimin e situates shendetesore. Ne Shqiperi vala e pare te prekurve nga ky virus u shenua gjate muajti nentor dhe pritet qe ne fillim te muajit janar- shkurt.

Ne Shqiperi jane shenuar shume me pak vdekje se ne vendet e rajonit dhe perreth. Ne bote 10 mije persona kane humbur jeten nga gripi i derrit.

Top Channel