“Si mund t’u shkruash familjeve te cilat babai yt i ka shkaterruar duke i marre njerezit me te shtrenjte?”.
Me kete pyetje e nis letren e tij, ku shpreh keqardhje dhe u kerkon falje familjeve te cilat babai i tij u kishte marre nje ose disa jete, djali i ish baronit te droges, famekeqit, Pablo Eskobar, Sebastian Marroquin.
I pagezuar me emrin Huan Pablo Eskobar, Sebastian Marroquin menjehere pas vrasjes se te atit dhe emigrimit ne Argjentine nderroi emer dhe prej asaj kohe kishte qendruar larg publikut.
Jeta e nje djali te nje baroni droge qe u kthye edhe ne personin me te kerkuar prej drejtesise ne bote ne vitin 1993, eshte pasqyruar edhe ne nje dokumentar me regji te Nikolas Entel me titull “Sins Of My Father”, ( Mekatet e tim eti ), duke thyer edhe heshtjen dhe mosdaljen ne publik qe prej 16 vjetesh.
“Kam mesuar shume gjera prej tim eti. Por gjeja me e rendesishme qe me ka mesuar jeta e tij eshte se nese e dashuroj jeten, atehere duhet te bej te kunderten qe beri im ate. Ky eshte mesimi im i pare”, shprehet Marroquin ne nje fragment te dokumentarit te Entel.
Pablo Eskobar, lindur me 1 dhjetor te vitit 1944 ne Kolumbi pasi u zgjodh deputet i Kongresit Kolumbian formoi kartelin e droges “Medellin Cartel”. Me ane te korrupsionit, shantazheve dhe vrasjeve ai arriti te ngrinte rrjetin e tij te trafikut mbi te gjitha rrjetet e tjera narkotrafikante, duke patur ne sherbimet e tij shpeshhere edhe mjaft zyrtare te larte te qeverise.
Sipas autoriteteve kolumbiane, Eskobar mbetet pergjegjes per vrasjen e Ministrit te Drejtesise, Rodrigo Lara Bonilla ne vitin 1984 dhe te kandidatit per president Luis Karlos Galan ne vitin 1989, dhe dyshohet per bombevenien e Avianca Flight 203 ne Bogota dhe per nxitjen e ekstremisteve te majte per te sulmuar Gjykaten e Larte kolumbiane ku mbeten te vrare me shume se gjysma e trupit gjykues.
Pablo Eskobar u ekzekutua me 2 dhjetor te vitit 1993 ne nje tentative arrestimi te ndermarre prej forcave amerikane DEA dhe policise kolumbiane.
Top Channel