Terrori i Hitlerit? Dentisti i tij

11/12/2009 15:55

Ka kaluar ne histori si nje diktator i pameshirshem qe ka shkaktuar vdekjen e miliona personave dhe nuk kishte frike nga asgje dhe asnje.

Por kohet e fundit ka rezultuar se ishte dicka qe terrorizonte Adolf Hitlerin: dentisti i tij.

Ai e kishte aq shume frike mjekun e tij sa qe nje here i jane dashur tete dite per t’i bere nje nderhyrje te lehte ne rrenjen e nje dhembi, pasi lideri nazist “nuk arrinte te duronte dhimbjen”.

Zbulimi eshte bere ne librin “Dentist of the Devil” (Dentisti i djallit) i dedikuar per Johannes Blaschke dhe shkruar nga Menevse Deprem-Hennen, qe ka mundur te kete akses ndaj dokumenteve, deri tani te konsideruara sekret, te njeriut qe per 20 vjet eshte shqetesuar per buzeqeshjen e Furher dhe shume nazisteve te tjere.

Top Channel