Shkoder, plagoset gruaja nga ish bashkeshorti

11/12/2009 20:05

Nje grua rreth te 40-ave eshte plagosur paraditen e se premtes ne fshatin Golem te Shkodres nga ish bashkeshorti i saj.

Ata ishin divorcuar dhe para ngjarjes u takuan per shkak se duhet te takonin femijet, sipas vendimit te gjykates. Cifti ka dy femije, nje djale, kujdestarine e te cilit e ka i ati dhe nje vajze qe jeton me te emen.

Gjate takimit ka nisur nje debat dhe me pas nje perleshje fizike, ku eshte perfshire edhe nena e viktimes. Shtetasi, Shemsi Kalaja ka goditur me thike ne gjoks bashkeshorten e tij dhe eshte larguar.

Pas ngjarjes, autori eshte larguar se bashku me femijen dhe policia e ka shpallur ne kerkim.

Top Channel