Minoritetet seksuale, emergjent miratimi i ligjit

11/12/2009 17:00

Ne takimin kushtuar respektimit te te drejtave te minoriteteve seksuale u tha se eshte emergjent miratimi i ketij ligji, pasi keto grupe personash dhunohen nga policia dhe nuk u jepet mjekim ne spitale.

Perfaqesuesit e minoriteteve seksuale nuk kane pranuar te prononcohet, por jashte kamerave kane pohuar se shume prej tyre po hasin nje dhune emocionale nga familja dhe shoqeria.

Sipas tyre jane me te shumte djemte me prirje homoseksuale qe dhunohen fizikisht dhe qe ne zonat veriore te vendit jane te detyruar te krijojne familje ne te kundert ata rrezikojne jeten.

Top Channel