Franca, thirrje per dialog

11/12/2009 15:15

Nga Franca ka ardhur nje tjeter mesazh mbeshtetjeje per Shqiperine dhe rrugen e saj drejt integrmit europian.(UPDATE)

Sekretari i Shtetit per Ceshtjet Europiane Pierre Lellouche ishte i qarte ne kete mesazh kur doli ne nje konference te perbashket shtypi me kryeministrin Sali Berisha dhe vuri ne dukje progresin e vendit ne procesin e integrimit.

Situata politike ne vend ishte nje nga ceshtjet e diskutuara gjate takimit dhe ne kete pike zyrtari i larte francez ishte i qarte, duke kerkuar se pari, pranimin e rezultatit te zgjedhjeve.

“Parimi baze i demokracise, parimi me te vertete baze, eshte qe sapo zgjedhjet mbarojne dhe Komisionin Elektoral shpall vlefshmerine e tyre, duhet te pranohet rezultati.  Ai qe fiton merr pushtetin, ai qe humb kalon ne opozite. Pranimi i ndryshimit te pushteteve eshte baza e vertete e demokracise. Kjo duhet te ngulitet mire ne koke. Ky eshte nje rregull absolut”, tha Lellouche.

Duke theksuar se nuk do te donte te hynte ne ceshtjet e brendshme te vendit, sekretari francez i shtetit per ceshtje europiane beri thirrje per dialog dhe nderprerjen e bojkotit parlamentar nga opozita.

“Une e kuptoj qe demokracia mund te mos jete perfekte, mund te kete kundershtime, por parimi tjeter baze eshte se ne kete rast, kur ka kundershtime, rregullohet nga ana e drejtesise dhe nepermjet dialogut politik. Une bej nje thirrje ne interes te Shqiperise edhe te integrimit te Shqiperise ne Evrope, thirrja per dialog eshte e vetmja gje qe une mund te bej. Do te jem i lumtur nese shume shpejt jeta parlamentare do t’i kthehet normalitetit dhe t’i jepet fund kesaj situate anormale te bojkotit te jetes parlamentare”, tha Lellouche

Nga ana e tij kryeministri Berisha ka siguruar se oferta e tij per bashkepunim me opoziten vazhdon te jete e vlefshme

“Mbetem gjithnje i hapur per nje bashkepunim me opoziten ne te gjitha reformat e medha. I kam kerkuar opozites qe te hartoje te gjitha amendamentet e sugjeruara nga OSBE-ODIHR per zgjedhjet e ardhshme. Dhe çdo problem, dokument apo fakt qe ka perzgjedhjet e shkuara le t’i paraqese para institucionit te akuzes dhe organeve te drejtesise. Ajo c’ka une nuk imagjinoj, nuk e imagjinon as edhe nje qytetar i lire ne Evrope apo ne bote, eshte qe politikanet te marrin edhe vendimet gjyqesore”, tha Berisha.

Sekretari francez i shtetit per ceshtjet europiane Pierre Lellouche ka dhene te njejtat mesazhe edhe ne takimin me kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli.

Vazhdimi i reformave nga qeveria dhe parlamenti u vleresuan jetike per te ardhmen europiane te vendit, ne nje kohe kur Franca eshte pozicionuar si mbeshtetese e idese per anetaresimin sa me te shpejte te Shqiperise dhe vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Europian.

Top Channel