Withers: Askush nuk eshte mbi ligjin

10/12/2009 10:05

Ambasadori amerikan ne Tirane John Withers deklaroi se askush nuk mund te jete mbi ligjin dhe se asnje institucion politik nuk mund te nderhyje ne funksionet e sistemit gjyqesor, i cili duhet te jete i pavarur.

Duke mbajtur fjalen ne nje takim me rastin e 10-vjetorit te zyres se Avokatit te Popullit, Withers theksoi se ne shoqerite demokratike, media duhet te jete e pavarur, per te luajtur rolin e rojtarit, ne mbrojtje te interesit te publikut.

Po ashtu Withers theksoi se pavaresia e institucioneve eshte e domosdoshme, ndaj ai gjeti rastin te pergezonte Avokatin e Popullit ne kete aspekt.

Ne nje panel te perbashket ishin edhe ambasadori i OSBE-se Robert Bosch dhe presidenti Bamir Topi, i cili vleresoi se Avokati i Popullit ne Shqiperi ka ditur te qendroje midis institucioneve per te luajtur rolin qe i takon, pa iu larguar detyrimeve.

Dobjani: Puna jone, e paanshme

Avokati i Popullit Ermir Dobjani deklaroi se institucioni qe drejton nuk do te jete asnjehere nje opozite, por nje ndihme per nje shtet me te mire te se drejtes.

“Puna e Avokatit te Popullit eshte e paanshme dhe ndihmon ne zgjidhjen e problemeve te njerezve”, u shpreh Dobjani.

Ambasadori i OSBE-se Bosch deklaroi se ne Shqiperi duhet te respektohen te drejtat e njeriut dhe ne kete fushe ka ende pune per te bere.

“Avokati i Popullit ka nje rol te vecante ne respektimin e te drejtave te njeriut”, theksoi Bosch.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA