Lushnje, 15 muaj pa page

10/12/2009 20:50

Punetoret e ndermarrjes se ujesjellesit te fshatrave ne Lushnje prej 15 muajsh nuk po marrin dot pagat e tyre.

Jane te pakten 80 persona qe vazhdojne punen por nuk shohin asnje shprese se do paguhen.

“Kemi 15 muaj qe nuk marrim rrogat, nderkohe qe ne kemi vazhduar te punojme. Duam te paguhemi per punen e bere”, ka deklaruar nje prej punetoreve.

Nderkohe, drejtuesit e kesaj ndermarrjeje nuk kane dhene asnje shpjegim per kete situate te krijuar ne ndermarrjen e ujesjellesit.

Top Channel