Dikur dukej e habitshme qe nje femer te ushtronte profesionin e cuditshem te shoferit, apo te cdo lloj drejtuesi mekanik.

Por pikerisht ne kete kohe, kur nje femer ne timon eshte dicka fare e zakonshme, ekziston nje grua ne Shqiperi qe ka qene pararendesja e te gjithave. Farie Kordha, 48 vjecare, ka pasur fatin te jete mbi traktor, e jo ne nje traktor te cfaredoshem, por me zinxhire, qe ne moshen 16- vjecare.

Faria nuk i perket klases se shofereve femra qe e kane gjetur veten ne timon per arsye komoditeti. Perkundrazi, profesioni i saj i ka sakrifikuar shume gjera ne jete. “Me doli sholla per infermere, por peripecite e kohes me detyruan te transferohem ne shkolle traktoresh. Ne vitin ‘75 mora patenten e traktorit me zinxhira. Kisha shume veshtiresi”, thote ajo.

Pas traktorit me zinxhre radha do t’i vinte atij me goma, autokombajnes, e keshtu me radhe. Gjithe rinine e saj, Faria e kujton duke pluguar e mbjelle ara pa fund. “E ndieja veten ngushe dhe e paragjykuar. Fillimisht u ndieva ngushte se nuk ishte zanat per femra dhe shume vete peragjykonin, megjithate eca shume perpara”, pohon Faria. Ato dite te veshtira do te fshihen pas nje dashurie qe lindi ne oficine. Aliu, sot bashkeshorti i saj, do te ishte atehere krahu i djathte i nje femre qe luftonte mbi realitetin me nje force burrerore.

“E njoha mes hekurave. E pashe nje dite vajze me gersheta mes hekurave, e mora e mbajta ndihmese ne traktor. Nuk jemi ndare asnje sekonde, qe atehere deri tani”, pohon Aliu. Sot qe realiteti eshte permbysur teresisht, Faria e ka gjetur veten ne pozicionin e nje instruktoreje per shoferet e rinj. Eshte guximi qe e shquan edhe sot kete grua te forte mbi gjinine e saj.

E disiplinuar dhe strikte ndaj cdo nxenesi, 48 vjecarja perpiqet te jete po aq kerkuese edhe me jeten e saj. Pas oreve te kursit, radha u vjen klienteve, te cileve u sherben me taksi. “Te rinjte kane me shume besim, sidomos femrat ndihen te qeta. Udhetoj me to diten dhe naten”, thekson shoferja. Ditet e ngarkuara nuk do te kalonin aq te qeta po te mos kishte ate te cilen Faria e quan udherrefyese te optimizmit te saj, kengen. Sapo mbyll punen, nena e tre femijeve tashme te dale ne jete, rend mes miqve duke ndezur atmosferen me talentin e saj te fshehur.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel