Drita misterioze? Test i deshtuar rakete

10/12/2009 21:25

Drita misterioze ne qiellin e Norvegjise nuk ka qene nje UFO apo nje trup i panjohur qiellor ashtu sic shpresonin shume njerez.

Misteri eshte zbuluar plotesisht sepse behet fjale per nje test te deshtuar te raketes ruse “Bulava”. Mengjesin e se merkures ne qiellin e qytezes Tromso u shfaq papritur nje drite verbuese ne forme rrethi te bardhe dhe ne pjesen e brendshme ngjyre blu.

Spektakli zgjati rreth nje minute. Por kjo u mjaftoi shume norvegjezeve t’ia atribuonin kete fenomen UFO-ve, ngjarje e cila me pas mori permasat e nje misteri boteror per te cilin kishte mendime nga me te ndryshmet.   
 

Top Channel