PS: Mitingu, 4 milione euro dem

09/12/2009 16:15

Partia Socialiste ka akuzuar qeverine se me ate qe ata e quajten antimiting shteteror per mos hapjen e kutive ka cuar dem 4 milione euro duke i treguar ne kete menyre te gjitheve se ne qender jane interesat jo te shqiptareve por te kryeministrit Berisha.

Sipas deputetit Blendi Klosi gjate dites se djeshme qeveria ka thyer te pakten tre ligje, per statusin e nenpunesit civil, ligjin e etikes dhe ligjin per arsimin parauniversitar.

“Vec 4 milioneve euro te kostove te festes qe zgjati vetem 2 ore, dhe nuk sherbeu per asgje tjeter perveç se nje tribune me dekor nga ku Sali Berisha perdori serish gjuhen e urrejtjes, ky Kryeminister i papergjegjshem i shtoi dhe 4 milione Euro kosto shtese, paga per te gjithe ata punonjes qe taksapaguesit shqiptare i paguan edhe pse dje, ata nuk punuan, por u detyruan te viheshin ne rresht, per te sherbyer si dekori i radhes se Sali Berishes”, tha Klosi.

Duke bere nje ndarje te shpenzimeve te qeverise deputeti Tahiri tha se nga keto 4 milione euro te shpenzuara ne teresi, gjysma jane harxhuar vetem per postera, printime, transport me autobusa dhe trene, reklama ne median e shkruar dhe vizive, por edhe per koncertin e fishekzjarret.

“Qeveria me korruptuar e Evropes, kryeministri qe korrupsionin e ka kthyer ne sistemin e ngushte prej te cilit perfitojne familjaret, ministrat dhe sejmenet e pushtetit, qeveria qe detyron shqiptaret t’i paguajne me taksat e tyre edhe rrogen e ministrave te korruptuar, qe detyron shqiptaret te paguajne edhe koston e shtuar prej 300 milion eurosh te tunelit te shembur, vodhi dje nga çdo familje shqiptare edhe 2 milione euro te tjera vetem per te organizuar mitingun e diktatures qeveritare, jo mitingun e demokracise qytetare. Sherbimi i vetem qe mund t’i bej Sali Berisha shqiperise, shqiptareve, demokracise dhe shtetit ligjor eshte te hape kutite dhe te garantoje leximin e drejte dhe te sakte te vullnetit te popullit shqiptar”, tha Tahiri.

Sipas socialisteve keto shpenzime behen ne nje kohe krize duke treguar papergjeshmerine e plote te kryeministrit Berisha dhe njerezve rreth tij.

Top Channel