Liban, qeni pastor Arno merr “medaljen e paqes”

09/12/2009 16:45

Sapo ka mbushur 8 vjec dhe me ne fund ka marre nje mirenjohje te madhe nga njerezit.

Behet fjale per qenin e rraces pastor te quajtur Arno, i cili eshte dekoruar me medalje per sherbimet e cmuara ne radhet e ushtrise. Nuk eshte nje polic dosido por nje qen specialist kunder eksploziveve. Hundes se tij te zeze te madhe i besojne jeten kaskat blu spanjolle me mision ne jug te Libanit gjate rrugetimit te tyre te veshtire ne nje terren te minuar.

Nuhatja e Arno-s ka shpetuar disa here kolonat e makinave te forcave Unifil qe patrullojne ne kufirin mes Libanit dhe Izraelit. Arno eshte nderuar me “Medaljen e paqes” nga policia ushtarake e brigades Cordobesa. Keto jane ditet e fundit te misionit 4 mujor te pastorit ne bazen “Miguel Cervantes” te Marjajun.

Per te, kontrolli i makinave te dyshimta eshte nje “loje femijesh” sepse pjesa me e veshtire eshte ajo e rruges per ne Spanje dhe anasjelltas, pasi ai nuk arrin te qendroje i qete gjate fluturimeve edhe pse tashme krenaria e “uniformes” do t’ia lehtesoje me shume ethet e rruges se gjate per ne shtepi.

Top Channel