Lajmet me te lexuara ne nje dekade, Kina mban kreun

09/12/2009 17:35

Lajmet online me te lexuara ne bote gjate 10 viteve te fundit? Mos mendoni se behet fjale per zgjedhjen e Barak Obamas ne krye te Shtepise se Bardhe dhe as per krizen ekonomike sepse vendin e pare e mbajne lajmet per ndryshimet politike dhe ekonomike te Kines.

Sipas nje studimi te kryer nga “The Global Language Monitor”, Kina mund hegjemonine e perendimit edhe pse SHBA qendron padyshim mes te pareve. Vendin e dyte e mban lufta ne Irak, ndersa te tretin sulmet e 11 shtatorit ne Kullat Binjake. Bie ne sy interesimi i paket per luftrat ne vendet afrikane, te cilat prodhojne shume here me shume viktima se Iraku dhe Afganistani.

Por pervec luftrave, nje vend te rendesishem zene edhe katastrofat financiare ose natyrore. Recesioni ekonomik 2008-2009 ndodhet ne vendin e shtate, ndersa ne vendin e dhjete gjejme katastrofen financiare qe rrenoi dhjetra banka ne mbare boten.

Uragani Katrina ndodhet ne vendin e tete, duke lene pas cunamin ne Azine Juglindore. Porn e kete klasifikim nuk mund te mungonte fushata e Obamas qe mban vendin e gjashte, e paraprire nga vdekja e Michael Jackson. Edhe Osama Bin Laden e Papa Gjon Pali II ndodhen ne kete klasifikim, por sigurisht shume me poshte.

Top Channel