Filloi shqyrtimi ne Gjykaten Kushtetuese i kerkeses se Partise Socialiste per papajtueshmerine me Kushtetuten te marreveshjes detare me Greqine.
Partia Socialiste perfaqesohej nga Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri dhe eksperti i hartografise Myslym Pasha.
Ne parashtrimin e saj, Partia Socialiste argumentoi fillimisht pse kishte te drejte te vinte ne levizje Gjykaten Kushtetuese.
Me pas, argumentoi se grupit negociator shqiptar i mungonte plotfuqia per te negociuar nje marreveshje ne emer te Republikes se Shqiperise.
Duke u rikthyer ne thelbin e problemit, negocimi dhe hartimi i tekstit te marreveshjes, eshte kryer sipas Partise Socialiste, ne fshehtesi dhe ne mungese te plote te transparences.
Nga pikepamja me teknike, delegacioni shqiptar ka pranuar sipas PS, kushtezimin e vijes se kufirit detar nga prania e disa ishujve, statusi i te cileve detyron nje vije te barazlarguar me bregun shqiptar ne dem te Shqiperise.
PS vlereson se kjo menyre trajtimi e ceshtjes ka bere qe shteti shqiptar te humbase padrejtesisht nje siperfaqe te konsiderueshme ujerash detare, nentoken e tij dhe hapesiren ajrore mbi kete pjese.
Si pale te interesuara, perfaqesuesit e Kuvendit, Keshillit te Ministrave dhe Ministrise se Mbrojtjes kane argumentuar qendrimet e pales shqiptare qe cuan ne marreveshjen ne fjale.
Kurse Presidenca, ndose pale e interesuar, nuk kishte derguar perfaqesues, por nje leter, ne te cilen shprehte besimin ne vendimin e gjykates.
Per te dhene vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese nuk shtrengohet nga asnje afat kohor.
Top Channel