PS: Durres-Kukes, piramida e Berishes

07/12/2009 15:45

Partia Socialiste ka thelluar akuzat ndaj qeverise dhe ne vecanti te kryeministrit Sali Berisha per rrugen Durres-Kukes, te cilen deputeti Brace e cilesoi vjedhjen me te madhe pas asaj te piramidave ne vitet 96 – 97.(UPDATE)

Deputeti Brace ne diten e 33-te te shembjes se tunelit te Thirres renditi fakte qe tregojne sipas tij se qeveria ne shkelje te kontrates kerkoi perfundimin e rruges perpara dates se zgjedhjeve.

Fakt kjo qe sipas zotit Brace coi ne shembjen dhe shkaterrimin qe po peson kjo rruge thuajse ne cdo cep te saj. Pas akuzave te diteve te fundit deputeti socialist mori si rast konkret bypass e Kalimashit  me nje gjatesi 1,5 km me nje vlere 5 milione euro, nje rruge kjo qe sipas zotit Brace qe pas momentit te inagurimit nuk eshte perdorur asnje dite.

Per te gjitha keto shkaqe dhe te tjera tha Brace, kostoja e rruges eshte rritur duke renduar edhe me shume ne xhepat e shqiptareve.

Deputeti Brace theksoi se qeveria nuk mund te fshehe apo te zhduke krimin e shkeljes se ligjeve ne fuqi te shperdorimit te detyres ne proceduren e prokurimit dhe hartimit e kontrates per ndertimin e rruges Durres-Kukes, nje krim qe sipas deputetit socialist ka mbetur i pagjykuar per arsye politike nga procedurat e parablera ne Gjykata nga ministra te qeverise.

“I kerkojme sot prokurorise te veproje. Ky eshte apeli i fundit, pasi do te ndermarrin veprime te tjera qe i detyrojne te gjitha institucionet te ndermarrin veprimet e domosdoshme hetimore per te cuar deri ne fund hetimin”, u shpreh Brace.

Lidhur me rrugen Durres-Kukes ka reaguar edhe deputeti i ketij qarku, Asllan Dogjani, qe ka kerkuar nga qeveria te shpjegoje mbylljen e tij pas perurimit si funksional.

Top Channel