High Definition, era e re televizive

07/12/2009 19:50

Simboli i epokes ku po jetojme eshte televizori, mjeti qe e ka ndryshuar boten me shume se cdo shpikje tjeter. Se fundi, ky aparat i dashur pa te cilin nuk kuptohet asnje shtepi, po mberrin ne nje nga fazat kulmore te zhvillimit te tij.

Tashme koha e ekraneve bardh e zi e me ekran te rrumbullaket ka perenduar. Sikurse po u vjen fundi edhe perdorimit te televizoreve te thjeshte me ngjyra.

Jemi ne epoken e televizorit HD.

Ahmet Cela eshte nje nga shqiptaret qe ka vendosur te coje ne shtepine e tij revolucionin e botes televizive. Ky eshte nje eveniment per te gjithe familjen dhe te gjithe se bashku i drejtohen nje rrjeti dyqanesh te teknologjise se larte, pikerisht atyre te rrjetit “Neptun” per te zgjedhur nje televizor HD.

“Kam vendosur te marre nje televizor HD pasi shikimi eshte i qarte, i paster dhe kemi deshire te shikojme edhe programet sa me paster”, theksoi Ahmeti.

Cfare e ben te magjishem nje televizor HD? Inxhinieri i rrjetit te dyqaneve “neptun”, Herold Ruzi shpjegon perparesite e kesaj risie ne raport me nje televizor te thjeshte LCD apo plazma.

“Televizioni HD eshte nje pajisje qe i pershtatet teknologjise HD, qe eshte nje transmetim me cilesi me te larte te figures dhe zerit. Ka efekte qe te krijojne ndjesine sikur je ne kinema”, theksoi Heroldi.

Ne vitin 2000 ishte Japonia e para qe filloi transmetimet me HD. Sot kjo teknologji ka pushtuar boten. Shqiperia, ze ne kete harte globale, nje vend te nderuar.

“Njerezit vijne here pas here dhe informohen dhe pjesa me e madhe mendojne per te ardhmen dhe meqe e ardhmja eshte HD, atehere edhe preferencat jane HD”, theksoi Heroldi.

Ka shume mundesi per te zgjedhur nje televizor HD. Mjafton vetem deshira per ta pasur, pasi permasat, parametrat dhe cmimet e tyre jane te shumellojshme.

“Kemi dy lloj cilesish HD dhe full HD. I dyte eshte dy here me cilesor se i pari dhe ndryshimi eshte tek cilesia. Edhe cmimet mes ketyre dy produkteve jane te ndryshme ne varesi te cilesise”, thekson Heroldi.

Me nje televizor HD kenaqesia nuk mbetet vetem tek sjellja e imazheve me cilesi te jashtezakonsme zeri dhe figure. Prania ne cdo shtepi e nje pajisjeje te tille moderne ka edhe prioritete te tjera.

“Nje televizor i tille me madhesi te konsiderueshme harxhon me pak energji se nje televizor i zakonshem”, shpjegon inxhinieri.

Ahmeti dhe familja e tij sapo kane futur ne banese fjalen e fundit te teknologjise televizive. Ata mund ta shohin boten qe u percillet permes imazheve ne nje tjeter dimension.

“E pash ndryshimin qe ne momentin qe ndeza televizorin. Kishte nje dallim te jashtezakoshem. Uroj qe ky televizor me kete cilesi te shkoje mire dhe te kenaqem une dhe familja ime”, pohoi Ahmeti.

Dhe per te kompletuar kete shpikje gjeniale te mendjes njerezore, Ahmeti ka nxituar te siguroje edhe nje dekoder HD.

“Duke marre televizorin HD, mora edhe dekoderin keshtu qe kenaqesia eshte e plote”, pohoi Ahmeti.

Eksperimentet e para per prodhimin e televizoreve kane nisur ne fund te shekullit 19. Shpikja e pare e ketij lloji doli ne treg me 1930, atehere kur zoterimi i pajisjes te bente po aq te vecante sa edhe shpikja.

Por sot ne fund te vitit 2009, pas vitesh te gjate pritjeje dhe testimesh, nje TV HD eshte gati per t’u vene ne sherbim te te gjithe njerezve.

 

FOTO GALERI
2/3

Top Channel