Dhelprat njihen si krijesa urbane, por vertitja e tyre ne nje metro te Londres ka cuditur te pranishmit qe gjendeshin ne ndertese ne ato momente.

Fotografite e dhelpres ne metro te publikuara nga gazetarja Kate Arkless Gray, tregojne ngjarjen e cuditshme qe ndodhi te shtunen ne mbremje ne stacionin e Walthamstow Central.

Dhelpra ecte e qete ne shkallen e levizshme te metrose, e mbyllur per mirembajtje, sikur te ishte gjeja me natyrale ne bote.

Te cuditur, por jo te frikesuar, pasagjeret kane filluar te fotografojne gjitarin me ane te celulareve.

Pas disa minutash kafsha doli nga metroja me te njejten qetesi, ndoshta me pak e merzitur nga momenti kur hyri.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel