Bashkimi Europian ben thirrje per nje dialog konstruktiv politik ne Shqiperi, duke perfshire ketu dhe Parlamentin.
Kjo thirrje u drejtohet te gjitha partive politike ne vend nga Keshilli Europian per Ceshtjet e Pergjithshme.
Ne perfundim te mbledhjes ku u diskutua mbi Strategjine e Zgjerimit me vendet e Ballkanit, ministrat europiane dolen me deklaraten e perbashket perfundimtare, ku per Shqiperine renditen si sfida urgjente per vendin forcimin e shtetit ligjor, luften ndaj krimit te organizuar e korrupsionit, funksionimin e duhur te institucioneve shteterore dhe pavaresine e gjyqesorit.
Ndersa pret opinionin e Komisionit mbi dhenien e statusit kandidat ndaj Shqiperise, Keshilli vlereson se Shqiperia duhet te rrise kapacitetet administrative, te garantoje pavaresine e administrates dhe te permiresoje kushtet per lirine e medias.
Ministrat europiane vleresojne progresin e arritur ne disa fusha, vecanerisht per reformen elektorale, por perserisin se duhen pare me vemendje rekomandimet e ODIHR per parregullsite e verejtura ne zgjedhjet e fundit parlamentare.
Top Channel