" /> ">
Revista “Forbes”, e pagezuar si bibla e kapitalizmit ka prezantuar 10 restorantet me menute me te cuditshme dhe origjinale te planetit.
Menuja e pare eshte ajo e restorantit “Daniel” te New York, qe perfshin vec te tjerave edhe “Boulud’s Golden Ossetra caviar”. 860 dollare kushton kjo pjate e cuditshme dhe mesa duket pelqehet shume nga klientet.
Ndersa ne Kaliforni nje tjeter restorant me emrin “The French Laudry” ka menu te pasur dhe e vecanta eshte se shefi i kuzhines nuk perdor kurre te njejtit perberes per ushqimet qe pergatit. Cmimet variojne ne 240 dollare.
Kush nuk mund t’i rezistoje embelsirave duhet te provoje te pakten nje here ne jete ‘torten e arte te Sulltanit’ te pergatitur nga shefi i kuzhines ne “Ciragan Palace Kempinski Hotel” ne Stamboll, qe kushton nje mije dollare. Mes perberesve ndihet shija e vaniljes, frutave te njomura me rum xhamajkjan dhe nje sasi pluhuri ari 24 karatesh.
Cudite nuk mbarojne ketu. Ne Singapor ne restorantin “Les Amis”, shijohet nje menu me baze tartufi te bardhe qe kushton 800 dollare.
Kush e tha se ne restorantet e klasit nuk mund te hahet hamburger? Lokali “Fleur de Lys” ne Las Vegas prezanton nje pjate te vecante: Fleur Burger, nje hamburger me tartuf, mish pate dhe perberes te tjere te shijshem, me nje kosto prej 5 mije dollaresh.
Ne restorantin “Nino’s Positano” ne New York vjen edhe nje pjate tipike italiane. Behet fjale per nje pice me haviar, aragoste, salmon dhe perberes te tjere te vecante,qe kushton 1000 mije dollare.
Shihni fotot e restoranteve te tjere te cuditshem, ekstravagante dhe luksoze…!
Top Channel