Video me celular “kinematografia” e re urbane

04/12/2009 19:25

Abi Turku eshte protoptipi i vajzes trendy qe e shikon kudo ne rruget e Shqiperise.

Pervec te gjithe karakteristikave te zakonshme qe ajo ka me bashkemoshataret e saj, nje mbi te gjitha po shnderrohet ne elementin dallues te te riut shqiptar te armatosur me teknologjine me te fundit.

Celularet, ose me sakte, kamerat e tyre, lentja e vogel qe fikson caste dhe levizja eshte tashme nje aksesor i perhershem per cdo aparat celulari. Per ata qe e mbajne gjithmone ne xhep nje te tille, ajo eshte kthyer ne nje mjet shume te dobishem.

“Jam e lidhur me celularin. Edhe kur fle gjume e kam me vete”, shprehet Abi. Te gjithe kane hobi dhe pasione por mania per video dhe foto ka nje vecori, ndodh kur duhet te jesh duke bere dicka krejt tjeter.

“Kur jemi ne shkolle nuk duhet te bejme foto por ndonjehere iken vemendja”, shton ajo. Ne rastin e celularit nuk eshte vetem momenti i papershtatshem. E vogel sa eshte kamera e celularit, ndodhet edhe ne vende shume te papershtatshme.

Sa i takon momentit te papershtatshem kjo mani u shnderrua ne temen e nje debati te forte etik kur ne nje episod aspak te kendshem ne vitin 2007, nje i ri i vuri flaken vetes dhe te gjithe te pranishmit ne vend qe ta ndihmonin, po e xhironin. Mirepo xhirimi i ketyre videove ka dh nje aspekt tjeter, shperndarjen masive dhe te menjehereshme nga celulari ne celular.

Regjisori Gent Koci, kete fenomen masiv e ka pasur potagonist te filmit te tij “Per ters at’ cast”. “Une mendoj qe njerezimi ka filluar te bjere viktime e shpikjeve te veta keshtu qe jemi bere dhe viktima te celulareve tane”, shprehet ai.

FOTO GALERI
2/4
Teknologjia po ndryshon jeten e njerezve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA