Minarolli: Protesta e PS ne Athine, sajese

04/12/2009 08:40

Ambasadori i Shqiperise ne Greqi, Vili Minarolli, deklaroi dje se protesta e opozites ne Athine ishte nje sajese e tre deputeteve te Partise Socialiste.

Sipas tij, ata kishin organizuar nje “shfaqje te turpshme” te disa dhjetera emigranteve vetem e vetem qe te mashtronin publikun ne Shqiperi.

“Pjesemarresit ishin edhe socialiste, por shumica kliente te nje klubi ne “Omonia” qe i kishin marre me dy autobuse, pasi i kishin qerasur ne klub. PS-ja e Athines, partnere e PASOK-ut, ishte distancuar nga ky inskenim dhe per kete i kishin drejtuar edhe nje deklarate me shkrim departamentit te marredhenieve me jashte te PASOK-ut, me te cilin mbajne kontakte te vazhdueshme”, thote Minarolli.

Po ashtu, vijoi ai, me thane se edhe nga ana e tyre partneret partiake kerkuan sqarime tek PS-ja e Athines, se perse ne media ishte permendur qe “protesta” ishte bere ne bashkepunim me strukturat e PASOK-ut.

Top Channel